Teknologji

Pas 60 vitesh Nokia ndryshon logon

Për herë të parë pas 60 vitesh, gjigant i smartfonëve ka vendosur të ndryshojë logon ikonike.

Në ditën e parë të Kongresit Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë, kompania zbuloi një identitet të ri brendi dhe është një ndryshim dramatik.

Ndërfaqja ikonike në ngjyrë blu nuk është më që përcaktonte identitetin e logos. Kompania ka adoptuar një pamje e cila është më moderne dhe më dixhitale.

“Kemi vendosur të përditësojnë strategjinë tonë, dhe për këtë kemi rifreskuar brendin për të reflektuar atë që jemi sot, një kompan B2B teknologjike dhe lider në të ardhmen e rrjeteve dhe cloud. Në mendjet e shumë njerëzve është ende një brend mobil por nuk është më ajo Nokia. Duam të lancojmë një brend të ri i përqendruar tek rrjetet dhe dixhitalizimi industrial, një gjë krejt ndryshe nga telefonët e dikurshëm që Nokia ishte e përfshirë”, tha CEO Pekka Lundmark, raporton PCWorld.al

A është fundi i një logoje që aq shumë njerëz e deshtën? Jo medoemos. Biznesi i telefonëve Nokia nuk ka qenë pjesë e vetë kompanisë që kur Microsoft e bleu për 7 miliardë dollarë në 2014-ën.

Në 2016-ën gjiganti i teknologjisë e shiti tek HMD Global duke marrë të drejtat e shitjet të brendit të smartfonëve dhe tabletëve Nokia

/Shqip.com