Rozë Ndërkombëtar

Pas 25 vitesh martesë, kryebashkiaku i Kievit dhe Natalija Klitschko drejt divorcit?

Ish-kampioni i boksit dhe kryetari aktual i Kievit, Vitaly Klitschko, po divorcohet nga gruaja e tij, Natalia, pas 25 vitesh martesë.

“Vendimi për divorc ishte i ndërsjellë”, ka konfirmuar Klitschko për mediat ukrainase.

Klitschko shpjegoi se ai dhe gruaja e tij nuk jetojnë së bashku prej vitesh, por ata janë ende në marrëdhënie të mira.

View this post on Instagram

A post shared by Natalia Klitschko (@natalia_klitschko_official)

“Për shumë vite kemi pasur interesa të ndryshme dhe jetë të ndryshme. Vendosëm ta zyrtarizojmë. Kemi ende një marrëdhënie të mirë, e respektojmë njëri-tjetrin, fëmijët tashmë janë rritur dhe jeta vazhdon”, tha ai.

Nga rruga, Vitaly dhe Natalija Klitschko u martuan në prill 1997, dhe ata kanë bashkë tre fëmijë: djemtë Yegor-Danijela dhe Maksim dhe vajzën Elizavbeta-Viktoria.

Përderisa merrej me boks, Natalija ishte me Vitalyn në çdo ndeshje.

Ajo gjithashtu e mbështeti atë në vitin 2014, kur ai kandidoi për kryetar bashkie të Kievit.

View this post on Instagram

A post shared by Віталій Кличко (@vitaliyklitschko)

Natalija provoi veten si këngëtare dhe kompozitore. Ajo është e angazhuar edhe në punë humanitare.

Në përshkrimin në Instagram, shtoi po ashtu se është mësuese e jogës dhe meditimit./Shqip.com

View this post on Instagram

A post shared by Віталій Кличко (@vitaliyklitschko)