Sport Shqiptar

Partizani humb në Gjeorgji, Llapi deklasohet nga danezët

Humbje 2-0 për Partizanin në Gjeorgji përballë Iberia 1999, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.

“Demat” pësuan nga një gol për pjesë, ndërkohë që luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 47’.

Moment kur Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Sfida e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në “Elbasan Arena” (20:00).

Humbje të thellë ka pësuar ekipi i Lllapit.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Brondby Stadion”, skuadra e Llapit është mposhtur 6:0 si mysafire nga Brondby.

Golat e fitores për skuadrën daneze i shënuan Yuito Suzuki (minuta e 16’), Ohi Omoijuanfo (minuta e 20’), Filip Bundugaard (minuta e 24’), Noah Nartey (minuta e 40’), Mathias Kvistgaarden (minuta e 88’) dhe Oscar Schwartau (minuta e 90’).

Ndeshjen e kthimit Llapi do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Zahir Pajaziti” më 1 gusht me fillim nga ora 17:00.

/Shqip.com