Lajme

Partia Socialiste e fiton Vorën

Kryetari i KQZ në Shqipëri, Ilirjan Celibashi

Partia Socialiste me kandidatin, Blerim Shera, ka fituar Bashkinë e Vorës.

Kështu ka bërë të ditur kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, i cili ka bërë publik rezultatin paraprak.

Shera ka marrë shtatë mijë e 530 vota, kurse kundërkandidati nga Shtëpia e Lirisë, Lulzim Vrana, ka marrë dy mijë e 589 vota, ndërsa kandidati i tretë doli, Ymer Marku, nga Partia Demokratike me 687 vota.

Qytetarët nga Vora, Shkodra, Durrësi, Dibra, Lushnja e Rrogozhina kanë votuar gjatë ditës së diele në zgjedhjet e pjesshme lokale për të caktuar kryetarin e ri të bashkisë.

Mbi 160 mijë qytetarë me të drejtë vote iu përgjigjen thirrjes për të marrë pjesë në votime mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.