Lajme Botë

Parlamenti i jep leje Putinit të ndërhyjë me ushtri në shtetet e huaja

Vladimir Putin duke mbajtur fjalim para qytetarve ruse

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë — i dha pëlqimin presidentit rus Vladimir Putin, për përdorimin e forcave të armatosura ruse jashtë vendit në lidhje me situatën në Donbas, njoftuan të martën agjencitë ruse të lajmeve RIA-Novosti dhe TASS.

Rezoluta u miratua unanimisht për këtë çështje në një takim të jashtëzakonshëm të dhomës së lartë të parlamentit, tha TASS, me 153 senatorë që votuan pro, shkruan CNN transmeton Shqip.com.

“Këshilli i Federatës vendos t’i japë pëlqimin Presidentit të Federatës Ruse për përdorimin e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse jashtë territorit të Federatës Ruse në bazë të parimeve dhe normave të njohura përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare”.

Ilustrim

“Numri i përgjithshëm i formacioneve të forcave të armatosura të Federatës Ruse, zonat e tyre të veprimit, detyrat e tyre, periudha e qëndrimit jashtë territorit të Federatës Ruse përcaktohen nga Presidenti i Federatës Ruse në përputhje me Kushtetutën e Federatës Ruse. Federata Ruse.”, tha media ruse TASS derisa citoi dekretin.

Putin e bëri këtë kërkesë me qëllim të dërgimit të trupave në dy rajone të Ukrainës lindore, të cilat njëherë i njohu si të pavarura, e më pas u zotua se do të çonte ushtrinë atje për “mision paqeruajtës”./Shqip.com