Lajme

Parlamenti Evropian mbështet kandidaturën e Ukrainës për në BE

Parlamenti Evropian

Ukraina pritet që shumë shpejtë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Parlamenti i Bashkimit Evropian ka mbështetur përpjekjen e Ukrainës për të arritur statusin e kandidatit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian tha presidentja e parlamentit Roberta Metsola të premten në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Parlamenti i BE-së qëndron fort pas kërkesës së Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit në BE,” tha Metsola.

Kjo është bërë e ditur pas shqyrtimit të dy pjesëve të pyetësorit të dorëzuar nga Kievi në Bruksel për angazhimet dhe kërkesat për marrjen e statusit, javën e ardhshme Brukseli mund të nisë rekomandimin e pritur.

Më 18 prill, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE.

Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit./Shqip.com