Parlamenti Evropian kushtëzon Serbinë me sanksione kundër Rusisë

Parlamenti Evropian i ka kërkuar shtetit të Serbisë që të vendos sanksione kundër shtetit të Rusisë që po vazhdon luftën kundër Ukrainës në ditën e 105-të të saj.
Kjo është bërë e ditur nga ana e mediumit serb RTS-së.
“Parlamenti Evropian i ka kërkuar Serbisë t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me këtë vend dhe të shqyrtojë edhe ndalimin e linjave të fluturimit Beograd – Moskë” thuhet në raport.
Po ashtu është bërë e ditur se në tekstin e plotësuar të raporti të PE-së për Serbinë, e të cilin mediumi serb thotë se e ka siguruar, këtij vendi i bëhet me dije se procesi integrues drejt BE-së varet nga vullneti i politikë bërësve dhe rruga që do të ndjekin
Në raport, Serbisë i kërkohet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
“Raporti thekson se respektimi i politikës së jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të negociatave për anëtarësim. Teksti i 40 amendamenteve të dakorduara për të cilat u pajtuan grupet kryesore politike, veçanërisht thekson nevojën për harmonizimin e Serbisë me qëndrimin e BE-së ndaj luftës në Ukrainë”, thuhet më tutje në raport.
Gjithashtu Parlamenti Evropian i bën thirrje Serbisë të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, duke përfshirë projekte të tilla si qendra humanitare ruse në Nish.
“Parlamentarët janë gjithashtu të shqetësuar për bashkëpunimin ushtarak të Serbisë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kinën dhe blerjen e pajisjeve ushtarake nga këto vende, që sipas tyre është “70 për qind e blerjeve totale të pajisjeve” në Serbi, si dhe raportet për përgjimet e liderëve të opozitës ruse. në Beograd” thuhet në raport.
Teksti përfundimtar i raportit për Serbinë, në formë rezolute, do të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian në korrik./Shqip.com