Parisi ndalon skuterët elektrikë
Publikuar:
(08.04.2023 12:12:48)

Parisianët votuan me një shumicë të madhe kundër skuterëve elektrikë. Shumë shpejt nuk do të jetë më e mundur të marrësh me qira skuterë elektrikë në Paris.
“Nga 1 shtatori, nuk do të ketë më skuterë elektrikë në Paris. Kjo është një fitore për demokracinë lokale“, tha kryebashkiakja, Anne Hidalgo.
Parisianët votuan me një shumicë të madhe për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë në qytet.
Në një sondazh të qytetarëve 89% ishin në favor të heqjes së skuterëve me qira.
Megjithatë, vetëm 7.46% e rreth 1.3 milionë banorëve të regjistruar morën pjesë në votim. Pavarësisht kësaj, Parisi e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm./dw
/Shqip.com