Sport Ndërkombëtar

Parisi merr këtë vendim lidhur me Botërorin e sivjetmë

Fakti që Kupa e Botës në futboll, e cila mbahet në Katar, por në një periudhë jo të zakonshme të vitit për këtë ngjarje, ka pasur shumë reagime dhe atë nga më të ndryshmet.

Së fundi është qyteti i Parisit që ka marrë një vendim që ka të bëjë me këtë ngjarje. Kryeqyteti francez nuk do t’i transmetojë ndeshjet e Botërorit.

Më herët këtë vendim e kanë marrë edhe Lille, Strasburg, Reims, Bodrdeaux e Marseille.

Pra, Parisi ka vendosur të mos i transmetojë ndeshjet e Botërorit që do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Në kryeqytetin francez nuk do të vendoset asnjë ekran gjigant gjatë ndeshjeve, qoftë edhe për ndonjë ndeshje të rëndësishme për “Les Bleus”.

Nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan, e ka arsyetuar vendimin në një bisedë për agjencinë “AFP” me “kushtet e organizimit të këtij Botërori, si në aspektin mjedisor ashtu edhe në atë social”.

Ai theksoi po ashtu se ky bojkot lidhet edhe me periudhën e mbajtjes së kësaj gare, për faktin se ajo do të zhvillohet në muajin dhjetor.