Paredes: Messi donte të më “vriste”

Janë shokë të skuadrës në ekip dhe kombëtare.
Por, Leandro Paredes dhe Leo Messi e kishin pasur një përballje jo shumë “miqësore” – herën e fundit kur PSG-ja u përball me Barcelonën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Paredes ka zbuluar se ai e inatosi aq shumë Messin, sa ai deshi ta “vriste” atë.
“Ai u zemërua vërtet. Ai më ka përqeshur. Ishte keq. Ai donte të më vriste dhe unë doja të shkoja në shtëpi”, tha mesfushori.
A mbajti inat Messi ndaj Paredes?
Ndërsa Messi e humbi qetësinë e tij në vapën e garës së Ligës së Kampionëve, çdo problem mes tij dhe Paredes u fshi shpejt nën qilim.
Një mesfushor që iu bashkua PSG-së nga Zeniti në afatin kalimtar të janarit 2019 vazhdoi të thoshte për takimin e tij të radhës me kapitenin hajmali të Argjentinës: “Më pas e pashë në ekipin kombëtar dhe ai u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
“Ai më tregoi se si është si person. Marrëdhënia vazhdoi ashtu siç ishte.
“Tani, kur vjen biseda, ne flasim për të dhe qeshim, por ai ishte vërtet i zemëruar në atë kohë – ai donte të më vriste!”
Dyshja në fjalë – tashmë kanë një synim tjetër përballë vetes: Ta fitojnë Kupën e Botës – në Katar.
Konkurenca është tejet e madhe, por Argjentina është një nga favoritët kryesorë, sepse kanë 32 ndeshje pa humbje.