Dita e Veteranëve në ShBA, Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës
Publikuar:
(11.11.2023 10:26:05)

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Haradinajt vjen me rastin e 11 nëntorit, Ditës së Veteranëve në ShBA.
“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës. #VeteransDay2023″, ka thënë Haradinaj.
/Shqip.com