Parashikimi i motit për vikend
Publikuar:
(02.06.2023 20:11:07)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vikend do të vazhdoj situatë e ngjashme meteorologjike.
Në pjesën e parë të ditës shtunë, do të mbajë mot kryesisht me diell, por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu.
Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër.
Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë!
/Shqip.com