Lajme

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj dite do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.

/Shqip.com