Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e marte.

Sot gjatë ditës pritet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa vende me riga shiu.

Krahas kësaj, pritet që të ketë edhe lëvizje të temperaturave.

“E marte, mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.

/Shqip.com