Lajme

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu.

Sipas tyre, në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

/Shqip.com