Lajme

Parashikimi i motit për sot

Java e dytë e nëntorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së hënë parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Java e dytë e nëntorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Të hënën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare

/Shqip.com