Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(26.09.2022 08:02:56)

Për ditën e sotme parashihet të jetë mot me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 5 deri në 22 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit./Shqip.com