Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas tyre, sot sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Fundjava parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare./SHQIP.com