Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(22.09.2023 09:20:26)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.
/Shqip.com