Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(01.04.2023 08:14:20)

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Temperaturat do të shënojnë rritje në pjesën e dytë të dites.
“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.
/Shqip.com