Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(02.02.2023 08:12:12)

Për ditën e sotme parashikohet fillimisht të ketë reshje kalimtare bore, më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 11 gradë Celsius.
Minimalet do të luhaten prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.
/Shqip.com