Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Parashikimi i motit
Parashikimi i motit

Java e ardhshme në Kosovë, pritet të jetë me mot kryesisht stabil dhe me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,  gjatë pesë ditëve pritet të ketë edhe riga shiu.

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

E martë- Mot kryesisht i vranët, por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e martë, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte- Mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

E premte – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohës me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.

/Shqip.com