Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme në vend.

Përmes një njoftimi për media nga IHMK-ja thuhet se java në vazhdim do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit.

Ditën e hënë parashihen temperatura më të larta kurse ditët tjera do të shënojnë rënje të temperaturave.

“Parashikimi i Motit për pesë ditë( 19-23 shtator 2022)! Java që presim do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu. Përpos ditës së hënë ku parashihen temperaturat më të larta, ditët tjera do të kenë temperatura më të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale thuhet se do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.

Ilustrim

Megjithatë, dita e martë dhe e mërkurë parashihet të jetë e përfshirë nga riga shiu në disa zona kurse, ditët tjera parashihen të jenë me mot stabil deri në fund të javës.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.

Sipas IHMK-së, me 23 shtator do hyjmë në vjeshtën astronomike në të cilën dita dhe nata do të jenë të barabarta. Dita do të shkurtohet për 1 minutë kurse nata do të zgjatët për 1 minutë./Shqip.com