Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Ilustrim.

Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të hershme të mëngjesit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu.

Po ashtu gjatë ditës mund të ketë vetëm ndonjë reshje të izoluar.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C.

Gjithashtu gjatë ditës do të fryjë erë në drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h./Shqip.com