Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku priten në zona të caktuara të ketë reshje të pakta bore.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -8 deri në -1 gradë Celsius.

Minimalet do të luhaten prej -8 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej -4 deri në -1°C. Në mbrëmje priten kthjellime të pjesshme, temperaturat ulen rreth -10°C

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë mjaft e fuqishme.

/Shqip.com