Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e 2023, paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anti ciklonike të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.
Një “minipranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera.
Ndërkohë, në ndërrimin e mot moteve nuk parashihen reshje të asnjë forme
Të hënën mban mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.
Kurse të martën mban mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull ,nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Ndërkaq të mërkurën, mban mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime .Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet –2 deri0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Ndërsa të enjten parashihet të mbaj mot kryesisht vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Për të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
/Shqip.com