Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Publikuar:
(28.07.2022 22:15:31)

Gjatë dy ditëve të ardhshme, në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Po ashtu gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihet të ketë edhe reshje shiu.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 15 deri në 36 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./Shqip.com

Parashikimi i motit në komunat e Kosovës