Parashikimi i motit për ditën e sotme
Publikuar:
(02.03.2023 08:02:55)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.
Sot pritet që të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende.
“E enjte- Mot i vranët dhe me riga shiu, e vende –vende rigat e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja.
/Shqip.com