Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Publikuar:
(16.10.2022 20:30:52)

Për ditën e nesërme parashihet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 deri në 21 gradë Celsius.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
/Shqip.com