Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ilustrim

Nesër gjatë ditës së mërkure pritet që të mbaj mot i qëndrueshëm dhe stabil.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët.

“Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil. Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat do të arrijnë në 30-35 gradë Celsius.

Ndërsa, do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare./Shqip.com