Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

/Shqip.com