Parashikimi i motit gjatë vikendit
Publikuar:
(12.05.2023 22:23:10)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të nis të rriten temperaturat.
Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të larta në të dy vlerat ekstreme.
Ndërkohë, të dielen do të mbaj mot kryesisht i ngjashëm, por në veriperendim të vendit priten riga të izoluara të shiut, derisa temperaturat do mbeten pothuaj të ngjashme me të ditës së shtunë.
/Shqip.com