Parashikimi i motit gjatë vikendit
Publikuar:
(17.03.2023 16:29:07)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
/Shqip.com