Lajme

Parashihet mot me diell këtë javë

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

“Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë”, thuhet në njoftim.

Parashikimi i motit nga IHMK-ja

Sipas njoftimit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Parashihet të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes./Shqip.com