Paralajmëron Noizy, diçka e re pritet të ndodhë për herë të parë në karrierën e reperit

Reperi nga Durrësi, Rigels Rajku është njëri ndër reperët më aktive në skenën muzikore shqiptare.
Ai së fundi ka befasuar fansat e tij më një postim në Instagram, se më 20 janar do të publikojë një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Dardan.
Ai madje ka treguar se për herë të parë do të këndojë në gjuhën gjermane, pavarësisht që ka treguar që nuk ka synim tregun ndërkombëtare.
Madje, këtë bashkëpunim Noizy e ka cilësuar një super hit.
“Me date 20/janar ora 23:59 ndërron loja sërish. Për herë të parë këndoj në gjuhen gjermane, as nuk e di ca kam thon..
@dardan are you ready? #AllesGut kënga ka super ritëm pa dyshim super hit”, ka shkruar ai krahas një pjese nga klip.
Ndryshe, Noizy së fundmi është pajtuar me reperin, Stresi, pas disa vitesh./SHQIP.com