Lajme

Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është në rrezik, dërgoni urgjentisht trupa

Asambleja parlamentare e NATO-s, paralajmëroi për rreziqe të mëdha në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, nëse nuk ka angazhim të shtuar të BE dhe NATO.

Ajo i cilëson incidentet në veri si thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar, dhe kërkon që urgjentisht të dërgohen trupa shtesë në Kosovë. Autori i këtij dokumenti, Lord Mark Lancaster nga Britania e Madhe, thekson se “prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund te fuqizohet”, duke marrë parasysh zhvillimet në terren dhe në rajon.

“Vëmendja e aleatëve për ‘Kosovën, konkretisht shtimi i trupave atje, duhet të jenë prioritet kyç. Përveçse shërben për parandalimin e dhunës, kjo do të ndihmonte edhe në ndërtimin e besimit me të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në raport.

Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes “Kosovës” dhe Serbisë përmendet si çështja më sfiduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj NATO-s dhe BE i kërkohet të ushtrojnë presion mbi “Kosovën” dhe Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

/Shqip.com