Lajme

Parakalojnë ushtarët e FSK-së dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Prishtinë u mbajt ceremonia e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Parakalimi nisi nga objekti i Qeverisë së Kosovës dhe vazhdoi deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve e mysafirë tjerë nga rajoni dhe më gjerë.

Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se këta trima e trimëresha që parakalojnë sot në shesh, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes e do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj.

/Shqip.com