Para se të niset për Tiranë, Kurti do bëjë homazhë në Krushë
Publikuar:
(25.03.2023 23:14:25)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe.
Pas homazheve, Kurti do të shkojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.
Temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.
Kujtojmë se në Krushë do të bëjë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
/Shqip.com