Para hyrjes së Adriana Matoshit në operacion, Keith përlot me dedikimin për të

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi gjatë ditës së sotme pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumorit në tru, i cili i është rishfaqur pas nëntë vitesh.
Para hyrjes në operacion të aktores i dashuri i saj, Keith ka bërë një postim prekës në Instagram teksa i ka uruar shërim të shpejtë.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që jeni për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që keni ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi sërish dhe të krijojmë më shumë kujtime të paharrueshme te dua ”, ka shkruar ai.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë Matoshi njoftoi se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.
E gjithë kjo ngjalli reagime të shumta nga aktorë, këngëtarë politikanë dhe qytetarë të shumtë të cilët kanë shkruar mesazhe mbështetëse për Matoshin.
Ndërsa të martën u organizua ecja në sheshet e Prishtinës në mbështetje të Adrianës nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com