Lajme

Pak të interesuar për zëvendësimin e policëve në veri

Rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Prej tyre, 136 i plotësojnë kushtet dhe do t’i nënshtrohen testit me shkrim, më 20 shkurt.

Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë, Dejan Jankoviq.

Mirëpo ai nuk ka saktësuar nëse në mesin e kandidatëve ka edhe pjesëtarë të komunitetit serb.

Konkursi për pranimin e policëve të rinj u hap në fillim të janarit, ndërsa më pas u shty deri më 10 shkurt.

Ndërkohë nisi edhe një fushatë “për rëndësinë e konkursit”, e cila u mbështet nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve ndërkombëtare dhe të ambasadave, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i kënaqur me aplikimet.

Ndërsa, ekspertë të sigurisë thonë se konkursi mund të dështojë për shkak të numrit të vogël të aplikimeve, që është pasojë e presionit të Serbisë.

Kësaj nisme iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurtit, që në gjuhën serbe u bëri thirrje pakicave të aplikojnë për gjeneratën e re të policisë.

Megjithatë, as videoja e Kurtit nuk kreu punë pasi sa policë u kërkuan nuk aplikuan.

Me shumë se 500 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan kolektivisht nga ky institucion më 5 nëntor 2022,  derisa së fundmi Qeveria serbe i quajti dorëheqjet si të përkohshme.

/Shqip.com