Lajme

Pajtohen dy familjet që u gjuajtën mbrëmë me armë zjarri në Mitrovicë

Foto e ilustruar

Familjet Tahiri dhe Habiaj, janë pajtuar për shkak se bijtë  e tyre janë shtënë me armë, të martë në Mitrovicë.

Ato familje menjëherë ia shtrinë dorën njëra tjetrës.

“Të nderuar qytetarë të Mitrovicës. Familja Tahiri kërkon falje për shqetësimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në lagjen Shipol të qytetit të Mitrovicës”.

“Sot Familja Tahiri për hatër të Zotit, familjes, shoqërisë, të gjitha institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, e shtruam dorën e pajtimit me familjen Habibaj. Kërkojmë nga mediat që të mos ekzagjerohen situatat e tilla”, ka shkruar Xhevdet Tahiri.

Të martën rreth orës 22:00 kishte të shtëna me armë, por jo edhe të lënduar. /Shqip.com