Lajme

Pacolli: Nuk harrohet momenti kur jeta ime u rrezikua nga Kurti dhe Sveçla

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk harrohet momenti kur Kurti dhe Sveçla sipas tij, ia “rrezikuan jetën”.

Këtë reagim, Pacolli e ka bërë pasi kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, publikoi një fotografi të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Lexo edhe:
Plagoset një person në Prishtinë

“M’u kujtua dita kur Qeveria Kurti 1 më anuloi lejen e uljes në Prishtinë, ndërsa donim të aterojmë ( e më shumë peripeci, nga avioni, arritëm të devijojmë për në Tiranë )”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Me këtë veprim unë dhe ekipi im rrezikuam shumë. Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjen pa Covid”.

Ngjarja kishte ndodhur vitin e kaluar, kur Albin Kurti ishte në qeveri me Lidhjen Demokratike e Kosovës.

Pikërisht, atëherë kur koalicioni kishte plasur.

Por, gjatë asaj kohe karantinimi ishte i obligueshëm për shkak se pandemia COVID-19 veç sa ishte shfaqur.

I kërkohet edhe Pacollit karantinimi, por ai kërkonte ta bënte atë në shtëpinë e tij.

Më pas në debat ishte involvuar edhe presidenti i atëherëshëm, Hashim Thaçi. /Shqip.com