Pacolli: Me 100 milionë eurot e Qeverisë do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika

Vendimi i Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori “është treguesi më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi”.
Kështu ka thënë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka pyetur në Facebook se cila është vlera e kthimit të 100 milionë eurove që do të shpërndahen.
Sipas tij, këto para do të duhej të investoheshin në sektorin privat.
“Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike! Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike”, shkroi ai.

“Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti”, ka shtuar ai.
Më pas, Pacolli i është drejtuar Kurtit.
“Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëcka në jetë”. Por, “paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive”, shktoi ai, me një këshillë: “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!”
“Mungesa e vizionit nuk mund të zëvendësohen me lëmoshë!”, shkruan Pacolli./Shqip.com