Pacienti hidhet nga dritarja e njërës nga klinikat e QKUK-së

Një pacient është hedhur nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës përmes një njoftimi për media, ku edhe kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Tutje, njoftohet se me rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.
/Shqip.com