Pa patentë apo të dehur në timon, arrestohen 39 shoferë/ Shpejtësi deri në 220 km/h, ndëshkohen mbi 23 mijë të tjerë

Policia Rrugore e Tiranës ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave, në akset rrugore, qendrat urbane e rurale.
Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.
Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,414 masa administrative, nga këto:

/Shqip.com