Sport Ndërkombëtar

“Pa mua, Barça do të jetë e njëjtë, pa Barçën nuk do të isha asgjë”

Leo Messi

Në vitin 2019 – në një deklaratë publike, Leo Messi kishte thënë “pa mua, Barça do të jetë e njëjtë, pa Barçën nuk do të isha asgjë”.

Asokohe – ky deklarim i tij dukej më shumë si shprehje e modestisë – element që e ka karekterizuar argjentinasin – ndër vite.

Por, në kontekst me kohën – kjo deklaratë tashmë është bërë virale.

Lionel Messi To Leave FC Barcelona, The Club Says : NPR
Leo Messi – sa ishte pjesë e Barcelonës

Messi nuk e arriti qëllimin kryesor me PSG-në, pra ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Teksa edhe statistikat personale nuk i ka më të mirat.

Vetëm dy gola të shënuara në 17-të ndeshje të zhvilluara në kampionat – nuk është diçka që i ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit – atij.

Por, mosuksesi është i dyasnëshëm.

Lionel Messi edges closer to a renewal at Barcelona - report - Barca  Blaugranes
Messi – sa ishte pjesë e Barcelonës

Edhe Barcelona po kalon një sezon për tu harruar – ani pse forma e tyre së fundmi ka pasur rënie.

Eleminimi nga Liga e Kampionëve, eleminimi nga Kupa e Mbretit, humbja në Superkupë, vendi i katërt në La Liga – janë fakte që nuk kapërdihen lehtë.

Ditëve të fundit është raportuar se një ribashkim i dy palëve mund të ndodhë – por mbeten vetëm spekulime.

It's heartbreaking, but Lionel Messi says goodbye to Barca in tears - CGTN
Messi – gjatë ceremonisë përshëndetëse me Barcelonën

Leo – ka kontratë me parsienët deri në vitin 2023 dhe atëherë do jetë i lirë.

E ardhmja mbetet e mjegullt – për të dyja palët. /Shqip.com