OVL-UÇK thërret protestë pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale
Publikuar:
(14.06.2022 14:47:22)

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, ka thirrur protestë gjithëpopullore pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale.
Nëpërmjet një komunikate për medie, OVL-UÇK-së njofton se do të protestojnë të enjten më 16 qershor nga ora 09:30.

Theksojmë se sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinkau kishte paralajmëruar se veteranët e luftës do të protestojnë në rast se ky Projektligj kalon në Kuvend.
“Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria”, kishte shkruar Klinaku në Facebook.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ka bojkotuar seancën./Shqip.com