O’Sullivan e thyen edhe një rekord
Publikuar:
(23.04.2022 17:27:56)

Ronnie O’Sullivan ka vendosur edhe një herë emrin e tij – në rekordet e biliardos.
Gjashtë herë kampioni i botës, triumfoi 13-4, ndaj Mark Allen, por rezultati mbeti në plan të dytë.
Ronnie – tashmë ka 71 fitore, duke u bërë i pari lojtar që e arrin këtë shifër.
Pas ndeshjes, në një prononcim për BBC One ai tha se “ishte një ndeshje e vështirë emocionalisht, është e vështirë në Crucible Theater dhe ka të bëjë me atë se kush ka zemrën më të madhe, zemrën e luanit. Ka shumë luanë në këtë turne”.
Numri 1 i botës – me këtë e dëshmon edhe një herë superioritetin që ka në këtë sport, teksa i mbetet edhe një synim: titulli i shtatë
Në çerekfinale, “The Rocket” do të takohet me Stephen Maguire. /Shqip.com