O’Sullivan – shënon fitore dramtike

Nuk po ndalet dot – ani pse vitet po kalojnë.
Ronnie O’Sullivan i mbijetoi rikthimit të Mark Williams për të fituar një biletë për fazën tjetër të “Tour Championship” 10-9 në Llandudno.
Gjashtë herë kampioni i botës, pati një sfidë të vështirë përballë vetes, por ia arriti qëllimit në fund.
Ai siguroi një gjysmëfinale kundër Neil Robertson pasi Williams humbi një tentativë të gjatë në të kuqe të fundit.
“E kam bërë të vështirë për veten time të fitoj. Goditja e gjatë me topin e Markut gjatë ndeshjes ishte e frikshme. Askush nuk ka shënuar aq shumë topa të gjatë kundër meje. Ishte vërtet ironike që ai humbi një top të gjatë në kuadër të fundit për të më lënë të futem”, tha O’Sullivan.

Teksa, Wiilimas ishte i frustruar pasi humbi një mundësi për të mposhtur O’Sullivan vetëm për herë të dytë në 14 ndeshje – gjatë 20 viteve të fundit.
Ishte gjithashtu hera e katërt që kampioni i botës tre herë humbet ndeshje në kornizat vendimtare këtë vit.
“Unë munda dhe duhej ta kisha fituar atë. Ishte një lojë e shkëlqyer për t’u përfshirë. Ishte një ndeshje e mirë deri në fund, por është e qartë për të parë se kur bëhet fjalë për atë që nuk jam mjaftueshëm i zoti për t’i mbyllur këto ndeshje”, shtoi uellsiani.

O’Sullivan, i cili do të kthehet në vendin e parë në botë në fund të kësaj jave, përballet me kampionin mbrojtës Robertson në një përsëritje të finales së vitit të kaluar të premten.
Teksa, Judd Trump dhe Luca Brecel takohen të enjten në çerekfinalen e fundit dhe fituesi do përballet me John Higgins i cili mundi Zhao Xintong 10-9. /Shqip.com