Lajme

Osmani: Zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve tanë, përpjekje për zhdukjen e një populli

Osmani: Zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve tanë, përpjekje për zhdukjen e një populli
Osmani: Zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve tanë, përpjekje për zhdukjen e një populli

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditën e të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se në ditë si këto e kuptojmë se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të zhdukurve me dhunë dhe vënia e drejtësisë për ta.

Osmania ka thënë se zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

/Shqip.com